HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHalili flet pas triumfit në derbi me 5 gola: U thashë lojtarëve...

Halili flet pas triumfit në derbi me 5 gola: U thashë lojtarëve të mos e fitonim ndeshjen në fund

Presidenti i Tiranës Refik Halili u shpreh pas triumfit ndaj Partizanit 5-1 se nuk e mendonte se bardheblutë do të fitonin me këtë rezultat të tillë.

“Fitorja ndaj Partizanit – Është shumë e rëndësishme që fituam kundër një rivali për vetë faktin që luajmë me rivalët, që pretendojnë titullin kampion. Jam shumë i gëzuar.

Tirana synon titullin – Titulli është shumë larg, ka dhe shumë ndeshje. Njëherë gabon dhe ikën poshtë. Falenderoj futbollistët, stafin dhe tifozët që sakrifikuan për të ndjekur skuadrën e tyre.

Derbi i fituar me 5 gola– Fola me lojtarët para ndeshjes. U thashë: ‘mundohuni që të mos vuajmë të fitojmë në fund. Ta nisim ndeshjen me vrull’. Nuk e prisja të shënonim 5 gola.

Tifozët – Pa tifozë nuk ka futboll, janë oksigjeni i skuadrës, çfarëdo që të thonë kanë të drejtë”, u shpreh presidenti i Tiranës Refik Halili.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments