
Që në momentin e transferimit te D. C. Junajtid, Hamdi Salihi u cilësua si një nga blerjet më të mira në historinë e klubit, por sulmuesi nuk arriti të tregonte vlerta e tij të vërteta në ligën MLS. Ndoshta hapësirat e pakta në fushë, ose mos përshtatja me futbollin fizik, stilin e lojës dhe filozofinë e kampionatit amerikan mund të kenë qenë arsyet e dështimit të shkodranit te D. C. Junajtid. Megjithatë, 6 gola në 22 ndeshje janë shumë pak për një sulmues, kjo edhe sipas Drejtorit Sportiv të klubit, i cili shprehet se ai nuk ka më vend në ekip dhe po bëhen bisedime që të dyja palët të bien dakord për të ndërprerë kontratën me konsensus. Transferimi i Salihit dhe dështimi i tij është krahasuar nga mediat amerikane si një makinë e shpejtë dhe të kushtueshme (Lamborxhini), ndërsa koha e tij me D. C. Junajtid shihet si një analogji me garën drejt “vdekjes” së këtyre të fundit.Qëndrimi i sulmuesit edhe për një sezon tjetër nuk do t’i leverdiste aspak klubit amerikan, pasi trajneri Olsen nuk e ka në planet e tij lojtarin, ndërsa rroga që përfiton Salihi është të paktën 305 mijë dollarë në vit. Kështu që largimi i tij nga liga MLS është thjesht çështje orësh, ndërsa dilema është skadra e tij e re.
www.shkodrasport.com