Silvio Merkaj ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij duke u larguar nga Virtus Entela e Serisë C, për të firmosur në Serinë B me Sudtirolin.

Sulmuesi 25-vjeccar ka bërë paraqitje mjaft të mirë me Entelën. Në 71 ndeshje të Serisë C, Merkaj ka arritur të shënojë 25 gola dhe ka dhënë 7 asiste ndërkohë që do të ketë mundësinë të tregojë më të mirën në një nivel më të fortë.

“Sudtirol njofton se ka fituar të drejtat për paraqitjet sportive të futbollistit Silvio Merkaj. Sulmuesi i lindur në vitin 1997, vjen nga Virtus Entela. Ai është i lidhur me klubin bardhekuq me një marrëveshje trevjeçare, pra deri më 30 qershor 2026, me opsion edhe për një vit.

FC Sudtirol i pret Silvio Merkaj një mirëseardhje të ngrohtë dhe i uron atij një të ardhme plot kënaqësi personale dhe ekipore në fanellën bardhekuq”, shkruan klubi.