Dybala ndodhet në Greqi. Nuk e kemi fjalën për lojtarin e kombëtares së Argjentinës dhe njëkohësisht të Juventusit Paulo Dybala, por për lojtarin e kombëtares shqiptare Bekim Balaj dhe kushëririn e tij.

Ditët e fundit në fakt po flitet shumë në lidhje me sulmuesin e kombëtares shqiptare Bekim Balaj, fillimisht për një mundësi firmosje me Partizanin dhe më pas në Korenë e largët.

Por shtatëlarti mesa duket më shumë se gjithçka në këto momente ka nevojë për të pushuar pak ditë dhe ka zgjedhur për këtë gjë një vend shumë të njohur në shtetin fqinj, pikërisht në Mykonos.

Ai nuk është vetëm sepse bashkë me të është edhe djali i xhaxhait të tij, Denisi, edhe ky futbollist që aktualisht luan me Besëlidhjen.

Ka qenë ky i fundit që përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur vendodhjen e tyre me një foto të publikuar por mbi të gjitha shumë interesant ka qenë mbishkrimi i saj: Dybala/j

Në fakt ky është mbiemri i lojtarit të njohur të Juventusit, por këtë herë bashkon edhe dy kushërinjtë me mbiemrin Balaj, Bekimin dhe Denisin.
© shkodrasport.com