Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHasan Lika “flet shkoqur”: Ja çfarë më detyrohet Luftëtari

Hasan Lika “flet shkoqur”: Ja çfarë më detyrohet Luftëtari

Pas deklaratave respektive për çështjen e shlyerjes së pagave të ish-trajnerit të Luftëtarit Hasan Likës, vetë ky i fundit ka  folur publikisht në lidhje me qartësimin dhe zbardhjen e kësaj kontradikte të krijuar midis tij dhe klubit gjirokastrit.

Tekniku veteran i një sërë skuadrash shqiptare ka pohuar se nuk ka asnjë gjë të komplikuar pasi ende sipas tij drejtuesit gjirokastritë nuk i kanë kaluar pjesën e prapambetur të 8 rrogave+shpërblimeve pas shkarkimit nga posti i Luftëtarit.

Lika ka theksuar se e transferuar çështjen në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, që është pjesë e FSHF-së. Do të pritet më tej se si do të procedojnë të dyja palët për mbylljen e këtij kapitulli.

Presidenti Grigor Tavo dhe ish-trajneri i tij Hasan Lika duket se e kanë harruar shpejt muajin e mjaltit të kualifikimit historik të Luftëtarit në Europa LEAGUE.

Kreu i klubit gjirokastrit ka reaguar i indjiuar me shqetësimin e Likës duke guxuar të mos e konsiderojë një teknik skuadre futbolli.

Ai ka garantuar se suksesi i Luftëtarit nuk do të ishte vërtetë sot nëse do të hidhej poshtë korrektësia dhe transparenca për zgjidhjen e çdo problemi financiar, teknik e sportiv./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments