Sezoni i kaluar ka qenë shumë i mirë për KF Shkodra U17 por edhe ky aktuali duket se do të jetë i tillë. Të paktën starti i tij të jep këtë përshtypje sepse ai ka fituar në transfertë ndaj Partizanit me rezultatin 3-2.
Kanë qenë shkodranët ata që kanë kaluar të parët në avantazh me Hasanin në të 32-tën minutë. Në fundin e së parës, ka barazuar Qokaj nga pika e bardhë.
Pjesa e dytë ka folur për miqtë, që kanë gjetur golat me Hoxhaj dhe Cini për 1-3. Në fund të ndeshjes kishte vend edhe për golin e Mashës për të kuqtë, me Partizanin që humbi 2-3.
Në fakt nuk ka humbur Partizani, por ka fituar KF Shkodra që po tregon një formë të shkëlqyer dhe me këtë fitore që në ndeshjen e parë tregoi se do të sërish njëri ndër ekipet më të mira të kampionatit.
U17 Grupi A/ Partizani 2-3 Shkodra FK (Qokaj 45′, Masha 83′ / Hasani 32′, Hoxhaj 50′, Cini 80′)