Edicioni 2018-2019 në kampionatet europiane ka dhuruar diçka shumë të pazakontë për kontinentin. Në të 5 kampionatet kryesore: Premeir Liga, La Liga, Seria A, Bundesliga, dhe Liga 1, fituesit janë të njëjtët ekipe të cilat e kanë fituar edhe në vitin e kaluar.
Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, por po tregon një trend të rrezikshëm për dominimin që kanë disa skuadra ndaj të tjerave në turnetë ku aktualisht janë edhe superfuqitë ekonomike. Juventus, PSG dhe Barcelona kanë ndjekur skenarët e vitit të kaluara, duke dominuar thuajse pa konkurrencë e duke qenë të shkëputur vazhdimisht nga ndjekësit më të afërt, për të prerë disa javë para kohe finishin.
Bajern dhe Mançester Siti ndeshën në vështirësi në këtë sezon, por në të dy rastet u cilësuan kampionate të pazakonta nga të gjithë për shkak të krizës bavareze në fillimin e edicionit, apo ngritjes së nivelit të Liverpulit i cili ndoqi pikë për pikë Sitin në Angli.
Por në fund, rezultati ishte i njëjti me një vit më parë, të 5 këto kampionate u fituan nga të njëjtat skuadra, siç nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në histori. /vipsport/