Vllaznia do të luajë sfidën e radhës në kampionat ndaj Skënderbeut. Shkodranët pas fitores ndaj Luftëtarit janë përqendruar të takimi i radhës ndaj një kundërshtari të vështirë si korçarët. Për këtë takim trajneri Jonuz do të ketë të gjithë skuadrën e gatshme duke mos pasur asnjë mungesë.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, ka folur dhe futbollisti Herald Marku. Në fjalën e tij, Marku u shpreh se amtosfera e skuadrës është shume mirë dhe se Vllaznia kërkon fitoren për t’u larguar nga zona “play off”.

“Atmosfera është mjaft pozitive, vazhdojmë stërvitjem me ngarkesë të plotë dhe çdo gjë po shkon mirë. Sfida ndaj Skënderbeut është një ndeshje e vështirë pasi ata janë një ekip i fortë dhe i vlerësojmë maksimalisht.

Ne duam t’i laroghem sa më shpejt zonës “play off”, dhe kërkojmë 3 pikët. Personalisht ndihem shumë mirë që jam pranë familjes së madhe Vllaznia”, u shpreh Marku./newsport/