Partizani-Vllaznia ishte supersfida e ditës së sotme në Kategorinë Superiore. Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola, 0-0.
Një barazim që I shkon përshtat shkodranëve pasi ruajnë distancën me ndjekësit. I ftuar në emisionin “Sport Neës Plus”, mesfushori I Vllaznisë, Herald Marku u shpreh se me këtë barazim janë të kënaqur.
“Me barazimin jemi të kënaqur, por nuk e kishim përgatitur këtë ndeshje për barazim, por për fitore. Kushtet e vështira nuk na lejuan që ne të dilnim në lojën tonë. Shpresoj të jetë sezoni jonë, por ne po bëjmë ndeshje shumë të mira dhe fatin e kemi pasur me vete. Trajneri jonë ka një shprehje që thotë se duhet ta meritosh fatin.
Sot dolëm me pikën që na intereson neve pasi mbajnë me 9 pikë distancë rivalët. Ne jemi futbollist që jemi me këmbë në tokë dhe nuk përmendim fjalën titull. Sfida jonë më e madhe është ndeshja e radhës e nëse vazhdojmë kështu mendoj se do të bëjmë mirë”.
Tifozët? “Tifozët e pretendojnë pasi kanë kohë që nuk e shikojnë një Vllazni të tillë. Është një motivim I madh pasi ata na shoqëruan deri në stadium. Ata kanë të drejtën e tyre për të festuar e mendoj se janë duke e bërë tani në Shkodër”, u shpreh Marku./newsport/