Kevin Dodaj ishte heroi i Vllaznisë, në triumfin 2 me 1 ndaj Elbasanit, teksa shënoi golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes. Në prononcimin e dhënë për “Rubrikën Sportive”, talenti shkodran ndër të tjera deklaroi:
“Gjithë lojën, deri kur u futa, po thoja ishalla do shënoj gol në minutat e fundit dhe të festoj si i çmendur. Gjithë tifozët festuan ashtu dhe ndihem shumë i lumtur. Ishalla të mbajmë këtë rritëm, kjo është më e rëndësishëm, jo vetëm kjo ndeshje. Kemi shumë finale para se të arrijmë te titulli final, të gjitha kanë vlerën maksimale, shpresoj të marrim maksimumin në çdo ndeshje.
Nuk kisha mangësi në Bullgari, dëmtova kaviljen, theva hundën, nuk kapa ritmin e duhur, thashë të vijë te Vllaznia për të marrë minuta, për të ndihmuar ekipin dhe veten time.
Kampionati atje mund të jetë fizikisht më i fortë, kualitet ka dhe këtu.
Ishte krosim perfekt i Qatos, e preki pak Murataj, isha gati aty shënova. Më duket sikur nuk kam ikur nga Vllaznia, sikur kisha një dëmtim të vogël dhe u ktheva prap. Të gjithë janë të kënaqur kur ekipi fiton, më rëndësi kanë 3 pikët dhe fitorja, të mbajmë ritmin”, deklaroi Dodaj.


