Bajern Mynih ka marrë një tjetër fitore në Bundesligën gjermane. Ekipi i Tuhelit ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Augsburgut.
Goli i parë erdhi dhuratë nga miqtë në të 32′ ndërsa Herri Kejn arriti të shkëlqejë sërish duke shënuar dygolësh.
Goli i vetëm për Augsburgun u shënua nga Beljo në të 86-ën.
Kështu Bajerni i Mynihut renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Unionin e Berlinit.