FSHF ka hedhur shortin pak minuta më parë për arbitrat që do të vendosin sot drejtësi në gjysmëfinalen e parë të fazës “Final 4”, Partizani-Skënderbeu, që do të luhet në 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
Arbitër kryesor do të jetë Enea Jorgji, ndërsa anësorë Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla. Në sistemin VAR do të jenë Juxhin Xhaja dhe Eldorian Hamiti, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Florian Lata. Të gjithë janë me stemën e FIFA-s dhe konsiderohen si më të mirët për kampionatin shqiptar.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji;
Anësorë: Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla;
VAR: Juxhin Xhaja – AVAR: Eldorian Hamiti;
Arbitër i katërt: Florian Lata
/PANORAMASPORT.COM/