Janë zbardhur përballjet e javës së parë për sezonin 2020-2021 në Kategorinë e Parë.

Në grupin A, Dinamo luan ndaj Erzenit në fushën e Shijakut, ndërsa Besëlidhja pret në Lezhë ekipin e Vorës. Partizani B nuk do të zhvillojë takim në javën e parë të sezonit.

Burreli i Samuel Nikajt nderkohe do te prese ne fushen e tij Veleçikun ne javen e pare.

Në grupin B, Flamurtari e nis fushatën në Kategorinë e Parë me Turbinën në Vlorë. Kjo do të jetë një përballje mes vlonjatëve dhe trajnerit Marselo Troisi, i cili i drejtoi në sezonin e fundit në Kategorinë Superiore.

Ndarja e numrave për ekipet janë si më poshtë:

Grupi A: Dinamo numri 6, Partizani B numri 1, Besëlidhja 2, Korabi 4, Erzeni 5, Burreli 3, Veleçiku 8, Oriku 7, Vora 9.

Grupi B: Flamurtari 5, Luftëtari 7, Pogradeci 4, Lushnja 3, Besa 8, Egnatia 9, Turbina 6, Elbasani 2, Tomori 1.

Për sa i përket datës së fillimit të edicionit të ri, ende nuk është vendosur nga FSHF-ja. Sipas gjasave, nesër do të mbahet një mbledhje e posaçme për të marrë vendimin se kur fillon sezoni.

GRUPI A

JAVA 1

Besëlidhja-Vora

Burreli-Veleçiku

Korabi-Oriku

Erzeni-Dinamo

Partizani B (pushim)

GRUPI B

JAVA 1

Elbasani-Egnatia

Lushnja-Besa

Pogradeci-Luftëtari

Flamurtari-Turbina

Tomori (pushim)