Pas barazimit te djeshem me Kukesin dhe veprimit te Imerit qe nuk respektoi vendimin e trajnerit per ekzekutimin e 11-metershit, gazetaret kane pyetur trajnerin Brdariç nese e ka nen kontroll skuadren serish. Po ashtu, eshte pyetur edhe sponsori Xhaferi nese trajneri ka ende besimin e tij dhe ai iu pergjigj pozitivisht pa hezituar per asnje moment.
Historia e “lekundjes” se pozitave te trajnerit gjermano- kroat duket paksa absurde sepse Vllaznia ne fakt ndodhet ende ne vendin e pare nga java e 1-re dhe deri tashme ne javen e 23-te. Dhe te gjithe per kete sukses, pjesen me te madhe te meritave ia kane faturuar pikerisht atij, Thomas Brdariç.
Kjo gje na kujton nje ngjarje te para 12 viteve me pare. Saktesisht me 1 mars 2009, Vllaznia ndodhej ne vendin e pare te renditjes por ne ate jave ajo humbi 0-4 ne Durres ndaj Teutes dhe menjehere pas ndeshjes trajneri Agim Canaj u shkarkua nga ish- presidenti Fushaj.
Nje vendim ndoshta i nxituar sepse Vllaznia nen drejtimin e Dervish Haxhiosmanoviç me pas nuk arriti te dale kampione. Mbase ky eshte momenti per te treguar se drejtuesit aktuale te Vllaznise nuk duhet te bejne te njejtin gabim me trajnerin Brdariç./SHKODRA-SPORT.COM/