Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHistoria prekëse/ Humbi shikimin dhe nuk e braktisi kurrë skuadrën, Valencia me...

Historia prekëse/ Humbi shikimin dhe nuk e braktisi kurrë skuadrën, Valencia me tifoz të përjetshëm

Një tifoz special “i pranishëm” në sfidën Valencia-Atalanta, që përfundoi me rezultatin 3-4 është duke bërë xhiron e internetit.

Bëhet fjalë për statujën e një nga tifozët më të zjarrtë të skuadrës spanjolle, Visente Navarro, i cili e ndiqte skuadrën rregullisht prej 30 vitesh. Ai u nda nga jeta në vitin 2019.

I ulur si zakonisht në karrigen e tij 162 në rreshtin 15, ai mungonte rrallëherë në ndeshjet në shtëpi, edhe pasi humbi shikimin, pasi ndihmohej nga tifozët e tjerë që i tregonin ndeshjen.

Kësisoj klubi i Valencias vendosi që ajo karrige t’i përkiste përjetësisht atij, duke i ngritur një statujë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments