Edicioni i ri i Kupes se Shqiperise do te startoje sot me ndeshjen e turit paraeliminator, ate ne mes Naftetarit dhe Basanias. Kjo e fundit hyn ne kete kompeticion, i dyti me i rendesishem ne futbollin shqiptar, si kampionia e kategorise se trete ne sezonin e kaluar.

Ajo do te ndeshet me ekipin e Naftetarit dhe ndeshja do te luhet ne stadiumin “Bashkim Sulejmani” te Kuçoves duke filluar nga ora 14:00. Kuptohet qe fokusi i Basanias eshte i perqendruar tek kampionati i kategorise se dyte ku merr pjese po ashtu per here te pare, por gjithsesi do ta respektoje edhe kupen.

Si rrjedhoje, ne sfiden e sotme ndaj Naftetarit, djemte e drejtuar nga trajneri Haris Lika do te mundohen te bejne me te miren, pse jo edhe per te tentuar fitoren dhe kualifikimin ne turin e pare te ketij kompeticioni.

Ende nuk eshte e qarte nese Basania do te luaje me formacionin e saj me te mire apo jo, ngaqe te dielen ka edhe nje sfide shume te rendesishme dhe njekohesisht te veshtire per kampionat ndaj ekipit pretendent te Luzit.

Megjithate ajo qe ka rendesi, ka te beje me faktin se tashme emri i Basanias eshte nje realitet i futbollit shqiptar dhe kjo eshte shume e rendesishme per klubin i cili ka vetem 4 vite jete./www.shkodrasport.com/