Për gazetarinë sportive shqiptare sot ka mbërritur një lajm jashtëzakonisht i mirë nga Lozana e Zvicrës ku është duke u zhvilluarr Kongresi i 88-të i AIPS (International Sports Press Association).
Shqipëria përfaqësohet në këtë event të rëndësishëm nga gazetari i njohur Ervin Baku, që mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Shqiptare të Shtypit Sportiv si dhe fotografi i njohur i sportit Ferdinand Hazisllari.
Gazetari Ervin Baku është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv AIPS EUROPE, për një periudhë 4-vjeçare, 2026-2030. Ai ka marrë 27 vota duke qenë një prej më të votuare nga delegatët, duke qenë kështu në mes 9 anëtarëve të rinj që do ta formojnë këtë organizëm.
Është hera e parë që një gazetar sportiv shqiptar zgjidhet në forumet drejtuese të AIPS-it. President i AIPS EUROPE u zgjodh gazetari francez Marc Ventouillac, i të përditshmes sportive L’Equipe.
Zgjedhja e Bakut në këtë post padyshim që është një lajm i rëndësishëm për median shqiptare dhe një ngjarje e tillë duhet duatrokitur dhe përshëndetur. Urime për postin e rëndësishëm Ervin Baku!


