Tenistja shkodrane Gresa Bajri ka arritur nje rezultat historik per kete sport. Ajo aktualisht renditet ne mes 100 sportisteve me te mira te Botes.

Pas sukseseve te arritura ne turnete nderkombetare qe jane zhvilluar ne Maqedonine e Veriut dhe ne Mal te Zi, ajo eshte ngjitur ne renditje dhe aktualisht eshte e pozicionuar ne vendin e 76-te ne gjithe rruzullin tokesor per tenistet e moshes U14.

Kjo eshte hera e pare qe nje lojtar tenisi nga Shqiperia futet ne top list e 100 me te mireve ne bote dhe kete e arrin nje shkodrane si Gresi Bajri.

Kemi te bejme me nje sportiste me shume te ardhme dhe padyshim qe ajo do te vijoje serine e sukseseve dhe te ngjitjes se saj, megjithate i duhet te vazhdoje te punoje fort sepse talentin e ka./SHKODRA-SPORT.COM/