Golat e Van Dijk, Depaj dhe Vijnaldum, çuan peshë zemrat e tifozëve të pranishëm në “Johan Krujf Arena” të Amsterdamit.

Me fitoren e sotme, skuadra e Kuman, e sheh veten në kuotën e 3 pikëve, 1 më pak se kryesuesit e Francës, ndërkohë që Gjermania mbyll grupin me 1 pikë.

Në sfidat e tjera, nuk munguan surprizat, teksa Gjibraltar arriti fitoren historike në transfertë ndaj Armenti. Ky triumf ishte i pari për këtë kombëtare në një ndeshje jashtë fushe.

Për sa i përket Maqedonisë, skuadra e Angelovskit, ka bërë detyrën duke fituar me rezultatin 4-1 përballë Lihtenshtejnit. Më poshtë mund të ndiqni të gjitha rezultatet e ditës së sotme:

REZULTATET:

Holandë-Gjermani 3-0

Van Dijk 30′, Depaj 87′, Vijnaldum 90+3′