HomeKRYESOREHumbi sfidat me Kombëtaren, Kumbulla lë pas dëmtimin: Është bukur të…

Humbi sfidat me Kombëtaren, Kumbulla lë pas dëmtimin: Është bukur të…

Marash Kumbulla duket se ka lënë pas dëmtimin që pësoi kundër Monzës më 30 gusht dhe është rikthyer sërish në fushë pas më shumë se një muaji.

Ai u aktivizua në minutat e fundit në fitoren që Roma arriti përballë Leçes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi kuqezi shkruan:

“Është bukur të rikthehesh sërish në fushë. Forca Roma, përpara për ndeshjen tjetër”.

Dëmtimi që Kumbulla pësoi e mbajti atë jashtë edhe dy ndeshjeve që Kombëtarja zhvilloi në Ligën e Kombeve, e cila u duk që ndikoi jashtë mase shumë në rezultate.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments