Kukësi pëson humbjen e dytë rresht në kampionat. Pas humbjes ndaj Tiranës dhe në ndeshjen e sotme verilindorët pësojnë një tjetër humbje, këtë herë ndaj Teutës.

Edhe pse e mbyllën pjesën e parë në avantazh, Kukësi nuk arriti të dilte me 3 pikë nga “Niko Dovana”. Një humbje që e largon edhe më shumë nga vendi i parë që mbahet nga Partizani.

Pas përfundimit të ndeshjes në faqen e klubi kanë vërshuar komentet negative në drejtim të skuadrës dhe trajnerit Cungu.

Të shumtë janë atë që kërkojnë largimin e trajneri nga skuadra pasi nuk po menaxhon dot lojtarët që ka në dispozicion, ndërsa disa tjetër e cilësojnë si turp ndeshjen e sotme./newsport/