Tuesday, March 3, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHumbja e dytë radhazi, Arbeloa rrezikon largimin nga drejtimi i Real Madrid

Humbja e dytë radhazi, Arbeloa rrezikon largimin nga drejtimi i Real Madrid

E ardhmja e Álvaro Arbeloa në stolin e Real Madridit është vënë në dyshim pas humbjes në shtëpi ndaj Getafes me rezultatin 0-1.

Ky ishte dështimi i dytë radhazi për madrilenët në La Liga, pas humbjes ndaj Osasunës, duke bërë që distanca me Barcelonën kryesuese të shkojë në 4 pikë.

Sipas prestigjiozes “Marca”, muaji mars do të jetë vendimtar për teknikun 43-vjeçar, i cili tashmë po përballet me presionin e madh të tifozëve në “Santiago Bernabéu”.

Gjatë ndeshjes së fundit, një pjesë e mirë e publikut braktisi stadiumin para kohe, ndërsa të tjerë kërkuan largimin e drejtuesve.

Kalendari i muajit mars është mjaft i vështirë, pasi përfshin derbin ndaj Atlético Madridit dhe përballjen e dyfishtë në Champions League kundër Manchester City-t.

Nëse rezultatet nuk përmirësohen menjëherë, Real Madridi rrezikon të mbetet jashtë objektivave për tituj që në këtë fazë të sezonit. Arbeloa po luan fatin e tij në stolin e madrilenëve në javët më delikate të vitit 2026.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments