HomeKRYESOREHumbja me Shqipërinë fut në telashe Shaland. Rrjetet sociale ziejnë, kërkohet shkarkimi

Humbja me Shqipërinë fut në telashe Shaland. Rrjetet sociale ziejnë, kërkohet shkarkimi

Kanë mjaftuar pak muaj që Bernard Shaland të kthehet nga hero në i padëshiruar për tifozerinë e Kosovës. Një situatë e paprecedent që është përkeqësuar me humbjen e sotme 2-1 të “Dardanëve” kundër Shqipërisë, në vëllazëroren e luajtur në Elbasan.

Menjëherë pas disfatës, rrjetet sociale janë mbushur me komente kundër trajnerit të Kosovës, duke kërkuar largimin e tij.

Shqetësimi më i madh për tifozët e “Dardanëve” nuk është mungesa e rezultateve, por e lojës, pasi ekipi ka lënë shumë për të dëshiruar në sfidat e fundit dhe është parë rrallëherë loja ofensive që pritet prej ekipit.

Një nga adresat më të njohura dhe të ndjekura në Tëitter për futbollin kosovar, Kosovan Football, ka kërkuar largimin e teknikut, e mbështetur nga shumë tifozë të cilët kanë dale kundër trajnerit zvcieran, i cili mungoi në ndeshjen e sotme pasi është në karantinë nga COVID-19.

“FFK duhet të shkarkojë Bernard Shaland dhe të gjithë stafin e tij teknik duke afruar dikë tjetër në kohë që të njihet me ekipin para kualifikuseve të marsit. Ai na solli këtu, i jemi mirënjohës, por tani ne duhet të ecim para në një nivel më të lartë”, shkruhej në këtë adresë duke përçuar mendimin e shumë mbështetësve të “Dardanëve”.

Kosova nuk njeh fitore prej 9 ndeshjesh radhazi, ndërsa ka regjistruar 7 humbje e 2 barazime gjatë kësaj periudhe. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments