Tek Vllaznia e sivjetme po luajne tre futbolliste braziliane, pikerisht Hygor, Emerson dhe Wenderson. Ne ndeshjen e djeshme ndaj Teutes ne fushe kane qene si titullare vetem dy prej tyre, Hygor dhe Wenderson ndersa i treti ka qene ne stolin e rezervave por nuk ka luajtur per asnje minute.
Nga ata qe luajten, duhet thene se mesfushori i qendres Hygor ka bere nje paraqitje relativisht te mire. Ka vrapuar pergjate 90 minutave duke treguar se edhe parametrat fizike po rriten, ka goditur ne nje moment porten durrsake dhe ka qene shume prane golit e po ashtu, eshte mundur t’u jape grinte edhe lojtareve te tjere ne fushe.
Ai ka shenuar te vetmin gol te Vllaznise deri tani ne kampionat, ate ndaj Laçit ne ndeshjen e pare dhe pas atij takimi trajneri Jonuz u pat shprehur se Hygor do te jete nje nga mesfushoret me te mire te kampionatit.
Shumekush u tregua skeptik nga kjo deklarate por ne fakt Hygor Guimaraes Goncalves po shfaqet si lider ne repartin e mesfushes se kuqebluve. Me siguri qe ne ndeshjet e ardhshme ka per te dhene edhe me shume, por te njejten gje shkodranet presin edhe nga dy brazilianet e tjere, Emerson dhe Wenderson qe ne fakt kane patur probleme ne keto ndeshjet e para.
www.shkodrasport.com