Elseid Hysaj është futbollisti më besnik i trajnerit Sarri. Të dy e njohin njëri-tjetrin në mënyrë perfektë.
Në fushë lojtari shqiptar tashmë e di se çfarë dëshiron trajneri dhe madje edhe jashtë fushës raporti mes tyre është special. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, ishte emri i parë i kërkuar nga Sarri.
“Dashuria”, mes trajnerit dhe lojtarit lindi në Empoli ku për herë të parë Sarri bëri debutimin kundër Virtus Lanciano në 2012.
Që nga ajo ditë, Hysaj rezulton futbollisti më i aktivizuar në karrierën e 62-vjeçarit si trajner. Ndeshjet e njëpasnjëshme të luajtura nga shkodrani kanë qenë plot 243 dhe në mes ka pasur edhe transferim te Napoli. Me pak fjalë, Hysaj është pika e referencës që Sarri, tani që e ka gjetur dhe nuk dëshiron të heqë dorë.