Shqipëria zhgënjen ndaj Andorrës duke barazuar 2-2 në “Elbasan Arena”. Tashmë Kombëtarja renditet në vend të 4 me 13 pikë. Pas sfidës për RTSH foli kapiteni Elseid Hysaj.
Ndeshja:
“Po tregonim një lojë të bukur, por besoj se gabuam që e morëm pak butë. Duhet të ishim pak më të egër. Janë kundërshtarë më të dobët në letër por të bezdisin në fushë. Doja shumë, me shumë zemër të arrinim një rekord me këtë grup. Por që nuk ia arritëm dhe tani të shikojmë ndeshjen me Francën.
Me të vertetë ishin dy gola pa mendje. Momente që nuk besoheshin. Ishim shumë të butë në fushë. Duhet ta kemi vëmendjen në ndeshjet e tjera”, tha Hysaj.
Mendjen tek Franca?
“Ne e kishim mendjen tek ndeshja. Doja ta kisha mendjen tek ndeshja. Nuk mund ta marrim lehtë sfidën. Turqia fitoi në minutë të fundit me këtë. Ata janë ekip që të bezdisin në fushë, raporton newsport.al.
Ne e dimë që me skuadrat e vogla duhe të jemi më të koncetruar me skuadrat e vogla sepse me Francën e lehtë të motivohesh”, përfundoi Hysaj.