Elseid Hysaj nuk është në momentin e tij më të mirë, pasi një dëmtim në tendinë gjatë fazës përgatitore, ka bërë që lojtari të humbasë disa seanca stërvitore, si edhe të mungojë në dy ndeshjet e para të kampionatit.
Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se Hysaj rrezikon seriozisht që të mungojë edhe në ndeshjen e sotme me Napolin.
Dëmtimi i tij ka kaluar tashmë mirëpo vetë lojtari nuk është në 100% e formës së tij fizike dhe mund të rrezikojë një tjetër dëmtim.
Lacio luan sot një ndeshje shumë të rëndëisshme ndaj Napolit dhe mesa duket, Hysaj do të presë ende për të debutuar nga minuta e parë për këtë sezon. Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit para se lojtarët të grumbullohen me ekipet Kombëtare