Hysen Dedja mendon se Vllaznia është një shembull për t’u marrë. Trajneri që i shpalli kampion kuqeblutë në 1997- 1998, shprehet kështu:

“Shoh Vllazninë pretendente. I kam ndjekur të gjitha takimet dhe më bindin. Ka bërë një organizim jashtëzakonisht të mirë, ka ndryshuar 100 për qind.

Te Vllaznia funksionon gjithçka si një ekip që duhet të dalë kampion. Shoh një lidhje të ngushtë mes sportdashësit, bashkisë, sponsorit, drejtorit teknik, stafit dhe futbollistëve.

Te Vllaznia ka një frymë që nuk e gjen tek asnjë skuadër tjetër, gjë që duhet ta kishin ekipet që morën pjesë në Kupat e Europës dhe kaluan nga një tur. Pra, siç e menduan ndoshta në letër më parë, si Teuta, Laçi, Tirana dhe Partizani menduan që ne tani po dalim, po bëjmë një hap më të madh.

Në fakt, këto tri ekipe, se Tirana e bëri. Por, në organizim ishte më e shpejtë Vllaznia dhe për këtë mendoj se ajo mund të kurorëzohet edhe kampione”.