Pavarësisht pesimizmit që duket se ekziston rreth Vllaznisë në këto momente, ka edhe prej atyre që duan ta shohin me optimizëm situatën. Njëri prej tyre është një nga emrat më të njohur të historisë së saj, Hysen Zmijani, I cili në një prononcim për “Shkodra Sport” shpreh dëshirën e tij për të parë një Vllazni ndryshe në sezonin e tij, një dëshirën kjo edhe e gjithë shkodranëve dhe më gjerë.
“Ne shpresojmë për një Vllazni ndryshe, por gjasat nuk duken krejt të mira që të jetë kështu. Kjo për vetë faktin se është puna e zgjedhjeve dhe kjo është shumë domethënëse për Bashkinë, për presidentin, shumë domethënëse për ekipin e Vllaznisë. Shpresojmë që ky problem të zgjidhet sepse edhe ne na penalizon.
Kur Vllaznia nuk është mirë, i gjithë Veriu nuk është mirë, edhe futbolli në përgjithësi në tanë Shqipërinë ndihet keq kur kjo skuadër nuk është në nivelin e duhur, aty ku i duhet të jetë”- ka thënë fillimisht
mjeshtri Zmijani.
Nga ana tjetër, I pyetur nëse Vllaznisë I duhen shumë ndryshime për sezonin e ri Zmijani thotë se Superliga është shumë e vështirë dhe për rrjedhojë skuadrës I duhen përforcime cilësore.
“Vllaznisë i duhet të bëjë ndryshime, biles edhe shumë. Superiorja ka njës standart tjetër. Aty ku ka qenë Vllaznia në kategorinë e parë, kuptohet që ka qenë nivel tjetër, pa i hequr meritat trajnerëve që kanë punuar e po ashtu edhe skuadrën e dimë që nuk ka qenë
krejt e lehtë për ato problemet dhe vështirësitë që ka pasë.
Por meqë dolëm tashmë në Superiore dhe prandaj duhet bërë reformë, biles totale. E di që nuk është krejt e lehtë edhe për ato që janë drejtuesa sot sepse Vllaznia don që të jetë gjithmonë në krye. Por unë kam frikë se mund të dështojmë edhe njëherë, se është marre për Vllazninë dhe për Shkodrën”- ai.
Si Zmijani janë edhe shumë të tjerë specialist futbolli dhe ish- lojtarë të Vllaznisë të cilët presin që skuadra e tyre të ngjitet në lartësinë që I takon të jetë në futbollin shqiptar.
© shkodrasport.com