I fortë dhe i ashpër në çdo duel në fushën e lojës, por një romantik i vërtetë jashtë saj. Erdenis Gurishta shfaq një anë tjetër të tijën në jetën e përditshme.

Kapiteni i Vllaznisë i ka dedikuar një postim të veçantë partneres së tij në rrjetin social në “Instagram”, ku e ndjen veten me fat që ka merituar një dhuratë të tillë nga Zoti.

“Nganjëherë e pyes veten nëse kam bërë vërtetë diçka shumë të mirë për të marrë një dhuratë kaq të mrekullueshme nga Zoti. Me fat”, shkruan Erdenis Gurishta.

Kapiteni i kuqebluve ka vetem pak kohe qe eshte fejuar dhe duket se po kalon momente te mira si brenda fushe ashtu edhe jashte saj.