Jurgen Goxha ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj gazetarit investigativ, Artan Hoxhës. Ky i fundit ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv”, duke analizuar futbollin shqiptar, konkretisht atë që ndodh në Superligë.
Ai deklaroi se duhen marrë masa për arbitrat që gabojnë në elitë, ku sipas tij janë me dashje. Por, edhe për futbollistët që bëjnë ndërhyrje të ashpra.
Pikërisht për këtë Goxha e ka sulmuar duke i kujtuar akuzat që bëri për tymueset duke i konsideruar “bomba” të vëna nga tifozët bardheblu në Selman Stërmasi në derbin ndaj Partizanit. Qendërmbrojtësi i Bylisit nuk “kursehet” teksa e quan “bari delesh”. Shtatlarti duket i irrituar duke e cilësuar në fund si “lëpirës të sistemit”.
“Analist futbolli (bari delesh) Po bombat i gjete në stadium apo ishin të plasme? Tani do me fut dhe arbitrat në burg se s’po i del mirë me njerëz të thjeshtë! Lëpirësa të sistemit”, shkruan Goxha në rrjetet sociale.