Fitoret e Tiranës sot kundër Egnatias në shifrat 0-2, si edhe Kukësi kundër Kastriotit me rezultatin 1-6 treguan edhe njëherë për objektivat real që kanë skuadrat e Superligës.
Tashmë të gjithë skuadrat po shkojnë në “vendet” e tyre reale dhe gara po ndahet. Dallohet më qartë me fillimin e fazës së dytë se kush janë ekipet që do luftojnë për vendet e para të renditjes dhe se kush do jetë për mbijetesë.
Por shumë kush po harron një ekip që ka qenë gjithmonë faktor në sezonet e fundit dhe që po e merr veten nga ndeshja në ndeshje. Po flasim për Laçin.
Kurbinasit që pas ardhjes në stol të Mirel Joses numërojnë 6 ndeshje. Ku kanë 4 fitore, 1 barazim në transfertë me Partizanin dhe një humbje në Shkodër përballë Vllaznisë. Fitorja kundër Dinamos në shifrat 5-0, konfirmoi për forcën e kësaj skuadre.
Bardhezinjtë kanë gjetur stabilitetin e munguar në fillimin e sezonit. Lojtarë si Guindo dhe Zarubica janë ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit.
E emra si Mazrekaj apo Lushkja njihen për vlerat e tyre. Një ekip që nuk përmendet shumë në media dhe lihet në “hije”, por laçianët tashmë duhet ti llogarisin të gjithë si një kundërshtarë shumë të rrezikshëm.
Endri ÇINARI