Anis Mehmeti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Bristol City po luan kundër Millwall. Sfida e vlefshme për javën e dytë të Championship-it anglez po fitohet 2-0 nga Bristol.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e parë të kësaj sfide.
Në minutën e 3-të të takimit, Mehmeti u gjend në kohën dhe vendin e duhur, duke dërguar topin në rrjetë.
Ky është goli i parë për Mehmetin në këtë sezon. Teksa, 23-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për Bristolin, duke fituar besimin e trajnerit, por e gjitha kjo falë aftësive të tij.