Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë të fitojë Kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen finale ndaj ekipit të Tiranës, shkodranët nuk kanë arritur të shfaqin asgjë nga vlerat e tyre të vërteta dhe si rrjedhojë e kanë humbur atë në shifrat 77-63.
Në fakt, Vllaznia nuk ka bërë asgjë për ta fituar këtë ndeshje. Periodën e parë e ka humbur në shifrat 15-12, ndërkohë që ka rregulluar diçka në periodën e dytë, teksa e fiton me rezultatin 17-24.
Në periodën e tretë dhe të katërt, skuadra e drejtuar nga Fabian Gjuka është shfaqur e dorëzuar dhe i ka humbur ato me shifrat 24-16 dhe 21-11, teksa në këtë mënyrë edhe krejt ndeshjen me rezultatin 77-63.
Duhet thënë se lodhja e një dite më parë në gjysmëfinalen ndaj Kamzës, ka patur ndikimin e vet tek kuqeblutë. Megjithatë, paraqitjet në Kupën e Shqipërisë së basketbollit janë një tregues se Vllaznia do të jetë një ekip konkurrues në pjesën e mbetur të sezonit, pavarësisht ndryshimeve që ka patur.
Maringlen ZHIVANI