Marin Abazaj është larguar nga skuadra e Dinamos. Është vetë lojtari pogradecar që përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije që i ka dhënë fund aventurës te kryeqytetasit.

Mungesat e hapësirave në formacion duken se kanë bërë që ai të mbyllë bashkëpunimin me 18-herë kampionët e vendit.

“Dua t’iu informoj që nga sot nuk jam më pjesë e Dinamos. Falënderoj të gjithë shokët e ekipit, presidentin Ardian Bardhi, drejtuesit dhe tifozërinë e Dinamos për gjithçka”, shkruan ai në Facebook.

20-vjeçari arriti të aktivizohej vetëm në 3 ndeshje, duke luajtur vetëm 51 minuta. Tashme padyshim qe do te vihet ne kerkim te nje ekipi tjeter per te vijuar me karrieren e tij.