Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREI pret Brazili, supergoli i Asensios dërgon Spanjën në finale të Olimpiadës

I pret Brazili, supergoli i Asensios dërgon Spanjën në finale të Olimpiadës

Spanja arriti të mposhte Japoninë pas 120 minutash lojë duke u kualifikuar kështu në finalen e madhe të Lojërave Olimpike aty ku e pret Brazili.

Iberikët u nisën si favoritë në këtë ndeshje për shkak të kontingjentit cilësor në skuadër, por Japonia kishte mbështetjen e tifozëve të saj. Spanja dominoi gjatë gjithë takimit duke mbajtur 61% të topit dhe duke tentuar plot 18 herë portën e japonezëve, por pa arritur të gjejë golin me sukses.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0 dhe skuadrat iu drejtuan shtesave. Teksa të gjithë menduan se ndeshja do të vendosej me 11-metërsha, sulmuesi Ojarzabal shënoi golin e fitores për Spanjën në minutën e 115-të.

Një sukses ky për iberikët të cilën do të zbresin në fushë në datën 7 gusht për finalen ndaj Brazilit, ndërsa Japonia dhe Meksika do të ndeshen në datën 6 gusht për vendin e tretë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments