Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREI solli shkëlqimin Hysajt dhe Napolit, Gatuzo merr lajmin e mirë për...

I solli shkëlqimin Hysajt dhe Napolit, Gatuzo merr lajmin e mirë për të ardhmen e tij

Xhenaro Gatuzo u emërua në krye të Napolit në dhjetor, ku mori vendin e Ançelotit, i cili po kalonte një periudhë të vështirë në ekipin e kaltër.

Së bashku me ekipin, edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj po kalonte një periudhë shumë të vështirë në drejtimin e Ançelotit.

Megjithatë pas ardhjes së Gatuzos gjithçka ndryshoi, teksa kanë ardhur rezultatet pozitive dhe Hysaj po tregon një formë shumë të mirë.

Pikërisht për shkak të formës së ekipit dhe rezultateve të arritura, De Laurentis po mendon rinovimin për Gatuzon.gatuso

Kontrata aktuale skadon në vitin 2021, ndërsa presidenti i Napolit ka gati një kontratë deri në 2023 për trajnerin, më një pagë prej 1.5 milionë euro plus bonuse në sezon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments