Jurgen Klop ka rinovuar kontratën e tij me Liverpulin. Tekniku gjerman, i cili është në krye të klubit prej vitit 2015 do të qëndrojë i lidhur me të kuqtë deri në verën e vitit 2024.

Kontrata e Klop përfundonte në vitin 2022, megjithatë falë sukseseve klubi kërkonte me çdo kusht të mbante në krye ish-trajnerin e Dortmund.

Klop ka sjellë në “ Anfield” trofeun më të lakmuar nga klubet europiane, atë të Champions League. Ndërsa, në këtë sezon është në rrugën e mbarë për një tjetër arritje të madhe siç është titulli kampion.

Liverpuli është shkëputur nga rivali kryesor, Siti, duke kryesuar me një diferencë prej 14 pikësh ndërsa i mungon triumfi në kampionat prej vitit 1990.

Ndërkohë, nëse Klop respekton kontratën e tij deri në fund atëherë do të bëhej tekniku më jetëgjatë në krye të kuqve. /VipSport/