Los Anxhelos Galaksi mund të mos jetë destinacioni i fundit në karrierën e Zllatan Ibrahimoviç. Gjigandi suedez ka shfaqur një formë të mirë në kampionatin amerikan të MLS, teksa ka udhëhequr ekipin e tij drejt sukseseve. Kështu, 37-vjeçari ka fituar admirues të rinj, teksa sipas mediave spanjolle ka një interesim të Boka Xhuniors për sulmuesin.

Edhe pse operacioni mbetet i komplikuar për shumë arsye, sërish presidenti i argjentinasve Daaniel Anxheliki dhe ish-futbollisti Nikolas Burdiso, i cili është drejtori sportiv nuk e shohin si të pamundur transferimin e suedezit.

Kështu, Ibra mund të provojë një aventurë të re, ndërsa nëse transferimi mbyllet me sukses, ky do të stacioni i dhjetë në karrierën e suedezit pas aventurave me Malmo, Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Mançester Junajtid dhe Los Anxhelos. Kujtojmë se këtë merkato verore, Boka Xhuniors transferoi Daniele De Rosin./vipsport/