Slovan Bratislava-Milan ishte rasti i radhës për Zlatan Ibrahimoviç i cili ka folur për “Sky Sport”. Deklaratat e menaxherit suedez hodhën më shumë dritë mbi situatën te kuqezinjtë që me sa duket nuk kanë asnjë plan për të ndërhyrë në merkato. Mundësitë për blerje pakësohen nga disa shkaqet të cilat Ibra nuk ka ngurruar t’i thotë në intervistën e dhënë.


Pse Milani ka kaq shumë luhatje mes Champions-it dhe kampionatit?

kuadra duhet të gjejë të njëjtin përqendrim si ndaj Real Madridit. Çdo ndeshje është e rëndësishme, nëse doni të arrini majat në çdo ndeshje, duhet të jeni të përqendruar dhe të performoni sa më mirë. Në disa ndeshje kemi bërë qasje të gabuar, por kemi biseduar me ekipin dhe ata e dinë se çfarë të bëjnë, duhet ta gjejnë këtë rrugë për të bërë atë që pritet.


A ishte një mbrëmje ndryshe nga e shtuna?

Për mendimin tim ishte krejtësisht ndryshe. E shtuna ishte një ndeshje që u mbyll me pak mundësi, me një kundërshtar që nuk të jepte mundësinë për të luajtur. Në Champions zakonisht është më ndryshe, shpresojmë të bëjmë edhe më shumë dhe të sjellim rezultatet edhe më të mira me kalimin e kohës.


Cili është bilanci i pronarëve deri më sot?

Ne jemi të sigurt dhe po punojmë çdo ditë. Te Milani të gjithë punojmë me të njëjtat qëllime, sekreti është të punosh, por nuk është edhe aq sekret. Për momentin kjo është rruga jonë e vetme.


A keni menduar për një merkato në janar ku mund të merrni një lojtar që mbrohet pak më shumë?

Për mendimin tim, nëse flasim për mbrojtjen, atëherë i gjithë ekipi mbrohet, le të mos fajësojmë vetëm mbrojtësit. Për afatin kalimtar të janarit, kujtojmë se Benaser do të rikthehet pas një jave, do të na japë dorën me cilësinë e tij, do të jetë një ekstra në mesfushë.


Po, por a do te ketë afrime?

Do të shohim se çfarë do të ndodhë në merkato nga sot, pas kësaj ndeshjeje janë shtatë ndeshje. Jemi gjithmonë syçelë për të parë nëse mund të sjellim diçka, jemi gjithmonë në dialog me trajnerin për të parë nëse ka diçka të nevojshme apo jo.