Zlatan Ibrahimoviç thotë se as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, por Ronaldo Nazario është lojtari më i mirë në histori.

Ibrahimoviç, ka këmbëngulur se legjenda brazilian Ronaldo Nazario është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit dhe se Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo.

Messi dhe Ronaldo e kanë mbizotëruar dukshëm futbollin modern në 15 vitet e fundit, duke shënuar gola të panumërt dhe duke fituar gjithçka që mund të fitohet.

Messi e fitoi “Topin e Artë” për herë të shtatë rekorde të hënën, pas një viti tjetër të suksesshëm, derisa Ronaldo i ka pesë, që nënkupton se argjentinasi është tani i pakapshëm.

Megjithatë, Ibra-Kadabra beson se Messi është më i mirë se Ronaldo, ai nuk mendon se argjentinasi është më i miri në histori. Kur iu kërkua të zgjidhte mes Messit dhe Ronaldos, 40-vjeçari u pergjigj:

“Të dy janë shumë të fortë. Unë them Messi edhe për faktin se kemi luajtur bashkë”.

I pyetur se kush është më i miri në histori, Ibrahimovici pa ngurruar e zgjodhi Ronaldon, ish-sulmuesin e Interit dhe Real Madridit.

“Ronaldo ‘Fenomeni’. Si fëmijë e imitoja atë”, theksoi Ibra.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Ronaldo e fitoi dy herë Kupën e Botës me Brazilin, si dhe dy herë Topin e Artë.
Ai i shënoi 414 gola në një karrierë të frenuar dukshëm nga lëndimet e rënda në gju.