Nga Maringlen ZHIVANI
Një ide interesante ka marrë vëmendje në rrjetet sociale në prag të ndeshjes Vllaznia–Elbasani. Tifozi Kristian Baqli ka propozuar që 5% e shumës së mbledhur nga shitja e biletave të dhurohet për Nexho Shabanin, i cili ka pësuar një aksident, si një gjest solidariteti dhe mbështetjeje.
Ky propozim është vlerësuar gjerësisht nga tifozët kuqeblu, të cilët janë të mendimit se është një nismë pozitive që shkon përtej futbollit, duke treguar se sporti mund të shërbejë edhe si mjet solidariteti.
Deri më tani, nuk ka ende një reagim zyrtar nga klubi, por ideja ka hapur diskutime dhe ka marrë mbështetje në opinionin sportiv shkodran.
Megjithatë, një iniciativë e tillë do të ishte një mesazh i fortë human dhe do të tregonte edhe një herë se familja kuqeblu di të qëndrojë e bashkuar edhe në momente të vështira.


