Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i kontaktuar nga newsport.al, ka komentuar faktin që Flamurtari nuk është licencuar për në Kupat e Europës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Idrizi ka theksuar se Flamurtari është klubi më i rregullt për tatimet në Superiore dhe në muaj paguan 35 milionë lekë të vjetra, aq sa të gjithë klbet e tjera të kampionatit nuk i paguajnë së bashku.

“Nuk e kuptoj këtë politikë. Flamurtari paguan 35 milioë lekë të vjetra tatime mujore, aq sa nuk paguajnë të gjithë klubet e tjera të Superiores në vendin tonë dhe në fund ne përsëri nuk licencohemi.

Këtu nuk ka aspak fairplay. Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, ne nuk do të punojmë ndershmërisht përsa i përket pjesës që na takon të paguajmë, por do të paguajmë vetëm 100 mijë lekë të vjetra tatime, ashtu sikurse bëjnë klubet e tjera”, është shprehur Sinan Idrizi./newsport/