Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIgli Tare: Haaland do të jetë bomberi i dhjetë viteve të ardhshme

Igli Tare: Haaland do të jetë bomberi i dhjetë viteve të ardhshme

Lazio luan një duel shumë të vështirë në Champions League sonte në mbrëmje. Ekipi italian do të përballet në “Signal Iduna Park” ndaj Dortmundit, teksa fitorja sjell kualifikimin.

Drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare flet në një prononcim për Sky rreth Erling Haaland, i cili do të jetë mungesa e madhe e mbrëmjes së sotme.

“Mendoj se Haaland do të jetë sulmuesi më i fortë i Europës për dhjetë vitet e ardhshme. Sigurisht që është avantazh për ne fakti që nuk do të luajë“, deklaron drejtuesi shqiptar.

Goleadori norvegjez është ylli i ekipit gjerman. 20-vjeçari ka pësuar një dëmtim muskulor, duke humbur sfidën ndaj skuadrës së Simone Inzaghit. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments