Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIgli Tare: Tani ëndërrojmë, më kujtohen kritikat e disa javëve më parë

Igli Tare: Tani ëndërrojmë, më kujtohen kritikat e disa javëve më parë

Lacio e këtij sezoni duket se po ecën e qetë drejt një vendi që do t’i garantojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm. Bardhekalterit aktualisht duken në pozita mjaft komode në vendin e tretë në klasifikim e mbi të gjitha me një lojë që bind, rezultat ai një serie prej 6 fitoresh radhazi.

Një moment që ka lumturuar tifozët të cilët duket se kanë harruar kritikat e protestat ndaj Inzagit e Tares në fillimin këtij edicioni ku 2 humbje në 5 ndeshjet e para sollën shumë telashe në ekip. Vetë Tare nuk i ka harruar ato dhe sot për të ishte koha e “hakmarrjes” ndaj atyre që kishin vënë në dyshim projektin e tij.

“Duhet të ruajmë përulësinë. Rrugëtimi është ende i gjatë, klasifikimi është shumë i ngjeshur. Më kujtohen ende kritikat e disa javëve më parë. Tani jemi në një pozitë që na mundëson që të ëndërrojmë.

Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, ishin sot fjalët e tij, duke vlerësuar momentin e skuadrës e cila pa shumë zhurmë e shumë bujë duket më afër se kurrë pranë kthimit në futbollin e rëndësishëm europian. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments