Dan Ignat, mbrojtësi shtatlartë nga Rumania, me një karrierë të pasur futbollistike, aktualisht 32-vjeçar sezonin e shkuar ishte një nga pikat e f orta të skuadrës kuqeblu. Ignat, falë eksperiencës së tij ishte një nga shtyllat e mbrojtjes, ndërsa në Shkodër një lojtar si: Ignat do t’u bënte punë edhe në Superiore.

I kontaktuar nga “Vipsport.al”, rumuni ka folur në lidhje me sezonin e shkuar dhe të ardhmen e tij, që e sheh sa afër aq edhe larg Shkodrës dhe Shqipërisë: “Me Vllaznisë dhash më të mirën time, u ngjita në Superiore dhe përfundoi kontrata. Mendoj se kam bërë mirë për atë klub dhe qytet,-tha rumuni shtatlartë.

E ardhmja

Ignat ka marrë disa oferta si e pohon edhe vetë, ndërsa i pyetur se e ka kërkuar ndonjë ekip në Shqipëri përveç Vllaznisë, rumuni shprehet hapur se e kanë negociuar dy ekipe elitare:

“Vllaznia nuk më ka bërë ofertë dhe nuk më ka kontaktuar, ndërsa më duhet të them se kam pasur oferta edhe nga skuadra të elitës së Shqipërisë. Madje janë dy ekipe. Emra nuk mund të jap sepse jam profesionist”, – tha Ignat.

Shkodra

“Nuk mund të them nëse do të luaj ose jo te Vllaznia apo në Shqipërisë, unë kam marrë edhe oferta të shumta nga shtete të ndryshme. Të shohim, në këtë periudhë transferimesh të lojtarëve, unë do të mundohem që të bëj zgjedhjen më të mirë.

Jam në kulmin e karrierës tashmë”, – tha rumuni Dan Ignat, që me shkodranët ishte një nga titullarët e spikatur në sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë./vipsport/