Me rastin e ditelindjes se fenomenit Numer 9 të VLLAZNISE, Sabah Bizi.

Duke njofur talentin e futbollit shqipetar, të madhin, legjenden, të pakrahasushmin në fushen e tij, Sabah Bizi, pata fatin ta kem trajner me Shpresat kur kisha jo ma shumë se 18 vjeç. Me pa që talenti im duhet shoqeruar me ngarkesa fizike dhe ma teper psikologjike, duke perballu çdo lloj agresivitetit ose nderhymje të kundershtareve.

Një dite prej ditesh vendosi të bente një stervitje personale me mua, në markazh individual kundër mejet, i madhi Bizi, kundër nji “çurraveci” që nuk peshoja as 65 kile në kandar.

Pastaj filloi ta bante ket punë çdo stervitje, të duroja çdo agresivitet, më mesoi si ta mbroja topin, më mesoi si të vendosja kembët, më mesoi si të mos bija viktime e agresivitetit mos të bahesha nervoz, të duroja berryla, shqelma, të shame, ofendime etj.

Kur i kujtoj ato momente me duket sikur anderroj akoma por në të vertet kan ken reale. Me forcoi, më pergatiti të jem gati për ekipin e parë dhe unë kurrë nuk e falenderova për të miren që më bani.

Sabahi mund të mos i kujtoje këto pur une nuk do ti harroj kurrë e për jet sepse jan ngulitun në mendjen teme, në mendjen e nje të riut që enderronte të lunte futboll.

Sot me këte shkrim du me e falenderu, me e perqafu dhe me i kerku falje nga zemra dhe me i than një faleminders të pafund se me të vertet ke ken dhe do të jesh nderi i shkoders dhe i kombit

Të perqafoj dhe ta puthi faqen Sabah Bizi!