Vllaznia e ka nisur mbare sezonin e ri dhe pas javes se 7-te te tij ndodhet ne vendin e pare te renditjes. Nje start i mbare qe duhet mbajtur deri ne fund sepse pritshmerite per kete skuader jane te medha, pavaresisht edhe ndonje hapi te gabuar qe ka bere ne keto javet e para.

Ish- futbollisti i saj Ilir Kepa, ne nje analize te bere per gazeten “Panorama Sport” ka theksuar se humbja ndaj Dinamos nuk duhet bere drame dhe nga ana tjeter ka shprehur bindjen e tij te plote se Vllaznia sivjet ka shume shanse per t’u shpallur kampione.

“Të them të drejtën nuk është se kam pasur mundësi të ndjek çdo ndeshje të Superligës. Veçanërisht kam parë Vllazninë, por mund të them se skuadrat që kanë bërë mirë sezonin e shkuar, do të bëjnë mirë edhe këtë edicion. E kam fjalën për Vllazninë, Egnatian dhe Partizanin, por nuk përjashtoj as ndonjë surprizë si Elbasani.

Vllazninë e këtij sezoni në syrin tim e shoh shumë ko- mpakte dhe me grintë. Besoj se janë të qartë edhe nga ana taktike dhe e dinë mirë çfarë bëjnë. Kjo skuadër ka mundësi 99% të dalë kampion, 1% e rezervoj për euforinë shkodrane. Këtu ndikon eksperienca jo aq pozitive e disa sezoneve më parë”- eshte shprehur Kepa.