Andrés Iniesta, njeriu që shënoi golin më të rëndësishëm në historinë e futbollit spanjoll, po pensionohet.Siç ka mësuar Relevo, mesfushori këtë vendim të tij do ta bëjë publik më datë 8 tetor, që është numri që e ka shoqëruar gjatë tërë karrierës së tij.Një karrierë legjendare me plotë trofe, gola dhe asistime të cilës i mungonte vetëm Topi i Artë.

Si futbollist i Barcelonës ai fitoi gjithçka – katër tituj të Ligës së Kampionëve, tre trofe të Kupës së Botës për Klube, nëntë tituj të La Ligas, tre tituj të Superkupës së Evropës, gjashtë tituj të Kupës së Mbretit dhe shtatë tituj të Superkupës së Spanjës.

Përveç të arriturave me Barcelonën, Iniesta arriti që të fitonte edhe me kombëtaren e Spanjës po ashtu.Me Spanjën ai u shpall dy herë kampion i Evropës në vitin 2008 dhe 2012, duke u shpallur madje lojtari më i mirë i turneut në këtë të fundit.

Megjithatë, Botërori i vitit 2010 me gjasë do të mbetet kujtimi më i mirë i legjendës spanjolle aty ku me golin e tij në kohën shtesë ndaj Holandës bëri që ‘La Roja’ të shpallet kampion bote./Telegrafi/