Diten e djeshme ka perfunduar procesi i mbjelljes se barit te ri ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi”. Punonjesit e ketij terreni sportiv kane kryer te gjithe procesin qe duhej bere dhe tashme ka mbetur vetem mbirja e barit te ri dhe me pas korrja dhe gjerat e tjera.
Ne bashkepunim edhe me drejtuesit e Vllaznise eshte menduar qe gjithçka te shkoje ashtu si duhet dhe ndeshja me Partizanin e planifikuar per t’u luajtur me 25 tetor, te zhvillohet pikerisht ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Kuptohet gjithçka do te jete ok nese gjerat shkojne mbare dhe ne fakt nuk ka si te jete ndryshe. Edhe kushtet atmosferike te ketyre diteve duken te mira dhe kjo e favorizon edhe me shume daljen e barit te ri.
Ne kete menyre, Vllaznia do te humbase vetem ndeshjen me Elbasanin per ta luajtur ne shtepine e saj dhe ndonese kjo ndodhi ne nje moment jo te pershtatshem, gjithsesi nje spostim i luajtjen se kesaj ndeshje ne transferte eshte i mirekuptuar nga te gjitha palet./www.shkodrasport.com/